Mbeti i plagosur nga atentati në Rrilë të Lezhës, ja pista kryesore e hetimit

6 Mars 2024, 10:22 | Përditesimi: 6 Mars 2024, 10:22

Pista kryesore e hetimeve për plagosjen e Agron Pukës në fshatin Rrilë të Lezhës, janë konfliktet e pak ditëve më parë mes tij dhe disa personave.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Agron Puka ishte përfshirë në një konflikt dy ditë më parë në qytetin e Lezhës. Agron Puka, bashkë me një person tjetër, kishin goditur me sende të forta një person.

r.k./Shqiptarja.com