Skandali i mbetjeve të Kompanisë Kurum ka hapur një debat të madh publik lidhur me gjetjen e fajtorit në këtë situatë, ku përveç kompanisë turke që dërgonte mbetje toksike drejt Tajlandës përgjegjësia bie edhe mbi instancat shtetërore.
Gazetari Adriatik Doçi ka zbuluar fakte dhe prova këto ditë lidhur me aktivitetin e kësaj kompanie që daton që prej kohës kur kryeministër ishte Fatos Nano dhe më pas Sali Berisha.
Për Arbër Hitajn në Studio Live Report tv, Doçi zbuloi se një pjesë e mbetjeve të Kurum, është përdorur për çakull si shtresë për të asfaltuar rrugën Elbasan-Cërrik. Kjo dëshmohet edhe me analizën e asfaltit të kësaj rruge por edhe prej dëshmive të ndryshme të banorëve të asaj zone.