Mbi 1 mijë vdekje në Spanjë e Portugali prej të nxehtit! Temperatura rekord në Spanjë

18 Korrik 2022, 16:38

Vijon situata alarmante në disa vendet të Europës, ku për shkak të temperaturave të larta, janë regjistruar mbi 1 mijë vdekje. Në Portugali temperaturat kanë shkuar deri në 47 gradë, në Spanjë e Francë 41. Franca ka evakuuar më shumë se 16,000 njerëz të kërcënuar nga zjarret në jugperëndim, pasi zjarret u përhapën edhe në Spanjë, Kroaci dhe Greqi.