Mbi 2 mijë kërkesa në javë, drejtoresha Cano shpjegon në Report Tv: Ja si marrin zgjidhje ankesat e qytetarëve përmes Bashkëqeverisjes

16 Dhjetor 2021, 22:33

TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë për Dialog e Bashkëqeverisje, Eridana Cano ka dhënë detaje në Report Tv për funksionimin e platformës. Në 4 vite qeverisje, Cano tha se në platformë kanë mbërritur mbi 143 mijë ankesa nga qytetarët, ku nga të cilat rreth 103 mijë kanë marrë zgjidhje, ndërsa të tjerat janë në proces shqyrtimi.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Cano u shpreh se vetëm në një javë, në Agjencinë për Dialog e Bashkëqeverisje, mbërrijnë rreth 2 mijë ankesa, ku shumica e tyre kanë në fokus problemet me pronën.