Mbi 3 mijë flamingo 'pushojnë' në bregdetin e Pishporos në Fier, dhurojnë spektakël për vizitorët!

21 Korrik 2021, 11:34 | Përditesimi: 21 Korrik 2021, 18:53

Prej tre vitesh flamingot dhurojnë spektakël për vizitorët që zgjedhin bregdetin e Pishporos. Bregdeti në derdhje të Vjosës është  tashmë vendi i pushimit për flamingot që kanë gjetur habitatatin e tyre të qetësisë në ligatinat e plazhit. Përgjegjësi i  Monitorimit për Zonat e Mbrojtura Fation Prençi është shprehur se prej gati një muaj një koloni prej 2500-3000 flamingo kanë gjetur habitatin e tyre ne bregdetin e Pishporos. Shtegtimi i tyre ndodh në këtë periudhë dhe zgjat deri në shtator.

r.k./Shqiptarja.com