Mbi 3 vite hetime, SPAK kërkon 63 vite burg për grupin e Habilajve, kreu ende në arrati

4 Maj 2021, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2021-05-04 14:55:59

Pas 3 vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka kërkuar 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj, të cilët akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.