Mbi 42 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërrimtare në Turqi dhe Siri! Nëna dhe dy fëmijët nxirren nga rrënojat pas më shumë se 228 orësh

16 Shkurt 2023, 20:04

Numri i të vdekurve nga tërmetet Turqi-Siri ka kaluar mbi 42 mijë persona. Autoritetet turke thonë se 36,187 njerëz janë vrarë në vend. Qeveria siriane dhe Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 5800 njerëz kanë vdekur në Siri.