Mbi 50 hektarë të djegur në Pukë, zjarri del jashtë kontrollit në malin e Tërbunit, ndërhyrja nga ajri është e pamundur

17 Gusht, 18:55 | Përditesimi: 17 Gusht, 18:55

Zjarri në malin e Terbunit në Pukë ka marr përmasa të konsiderueshme teksa era e fortë po përhap flakët me shpejtësi.

Shefi i Shërbimit Zjarrfikës në Pukë, Agron Hadroj thot se era e fortë po pamundëson përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve siç u menaxhua deri një ditë më parë.

Ndërhyrja nga ajri po bëhet e pamundur per shkak të erës që po fryen në zone, teksa mjetet zjarrfikës e kane te pamundur intervenimin në çdo kënd të vatres së zjarrit.

“Deri dje pasdite, situata ishte nën kontroll, por sot pati një erë shumë të fuqishme që na nxorri jashtë kontrollit. Po luftohet në drejtim të Tërbunit dhe të Gjegjanit. Pasdite situata agravon për shkak të erës, megjithatë jemi angazhuar shërbimi zjarrfikës, vullnetarë, forcat e armatosura. Mendoj që 50 hektarë janë djegur. Ndërhyrja nga ajri këtu është e pamundur për shkak të terrenit të thyer” tha Hadroj. 

Zjarrfikësit e Pukës, punonjës të Shërbimit Pyjor, vullnetarë dhe efektivë të Forcave të Armatosura vijojnë përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, ndërhyrja me mjete rrethanore deri tani nuk ka dhënë rezultat.

E.H/Shqiptarja.com