Mbi 500 komentime ndeshjesh/ Ikona e transmetimeve radiofonike rrëfen dashurinë për sportin

25 Qershor 2021, 11:02

Moisi Dalipi është ikona e transmetieve radiofonike. Ai ka qenë komentatori i më shumë se 500 ndeshjeve sportive, me një dashuri dhe pasion të madh për sportin. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” gazetari dhe komentatori i njohur rrëfen jetën e vështirë mbushur me sakrifica por edhe dashuri për punën e tij.