Mbi dy javë zjarret bëjnë kërdinë në Dukat dhe Karaburun, riaktivizohen sërish disa vatra! Sot pritet ndërhyrja e 3 helikopterëve të ardhur nga Holanda dhe Çekia

7 Gusht 2021, 08:13 | Përditesimi: 7 Gusht 2021, 09:58

Gadishulli i Karaburunit dhe Dukati vijojnë të digjet nga zjarret prej më shumë se dy javësh. Flakët po bëjnë kërdinë me pyjet e bredhat duke djegur gjithçka u del para duke shkaktuar një dëm të madh mjedisor. Edhe pse flakët vihen në kontroll herë pas herë, era e fortë në zonë bën që disa vatra të riaktivizohen sërish. Edhe mëngjes e  sotëm janë riaktivizuar disa prej tyre në Karaburun, mbi fshatin Dukat, ndërsa flakë të mëdha dhe të pakontrollueshme janë në Gjirin e Gramës. Disa punonjës të zonave të mbrojtura janë drejtuar drejt Gjirit të Gramës për t'u munduar të mbajnë në kontroll flakët.

KT/Shqiptarja.com