Mbledhja e grupit parlamentar, Baçi në Report TV: Alibeaj nuk ka tagër, vazhdon të përçajë partinë! Jupi: PD nuk bashkohet me Berishën, sheh interesin personal

5 Maj 2022, 18:25

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupin parlamentar, por Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh. Anëtari i ‘Rithemelimit’ Luan Baçi tha në Report Tv se mbledhja nuk thirret nga kreu i grupit parlamentar, por caktohet nga kryesia e PD-së.