VLORË-Rama ka hapur sot dyert e teatrit ‘Petro Marko’, ku ka zhvilluar mbledhjen me strukturat e PS së Vlorës. Të pranishëm në mbledhje do të jenë deputetët aktualë, deputetët e sapozgjedhur dhe të gjithë këshilltarët e bashkisë Vlorë si dhe kryesia e PS dhe kryetarët e PS në njësitë administrative të bashkisë.
Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, bëjnë me dije se gjatë bisedës me dyer të mbyllura me socialistët në Vlorë, Kryeministri Rama, ka thënë se u është kërkuar kryetarëve të bashkisë së Dibrës dhe të Vlorës që të hyjnë në zgjedhje për deputet. Sipas Ramës Dionis Imeraj ka pranuar, ndërkohë që Leli nuk ka pranuar. Më tej ai ka thënë se askush nuk fiton i pavarur në Vlorë, pa siglën e PS-së dhe se sipas tij Leli i ka fikut telefonin për disa ditë. Sipas Ramës, Leli dezertoi Partinë Socialiste dhe se nuk bëri asnjë ditë fushatë për PS-në. Rama mësohet të ketë thëne se ai nuk ka me punë me këtë familje politike.


















