Mblidhet Kryesia e PS, Gjiknuri: Zgjedhje të pjesshme vendore? Presim dekretin e Presidentit pas vendimit të Kushtetueses! Gati për komisionin për 'Zgjedhoren'

29 Tetor 2021, 10:15 | Përditesimi i fundit: 2021-10-29 11:36:08

TIRANË-Kryeministri Rama prej orës 08:00 mblodhi Kryesinë e PS në selinë rozë. Për Partinë Socialiste pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të vitit 2019, do të pritej një datë nga ana e Metës brenda 45 ditësh. Deklarata është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike.