Mbretëresha shkakton të qeshura tek liderët e G7: A nuk duhet të dukeni sikur po kënaqeni?

12 Qershor 2021, 10:27

 

Mbretëresha Elizabeth II priti liderët e G7 mbrëmjen e kaluar, ngjarja, e cila ishte e mbyllur për shumicën e mediave, u ofroi familjes mbretërore, liderëve botërorë dhe bashkëshortëve të tyre, një mbrëmje të paharrueshme. Cornwall’s Eden Project, është një nga projektet më gjigande të një pylli tropikal të krijuar brenda disa serave të veçanta.

Tre breza të monarkisë morën pjesë në event, Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla u bashkuan me Princin William dhe gruan e tij Kate, të cilët po merrnin pjesë në takimet e G-7 për herë të parë.