Mbreti Charles mbërrin në Pallatin Buckingham, mijëra njerëz i rezervojnë një pritje të ngrohtë

9 Shtator 2022, 15:43

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë mbërritur në Pallatin Buckingham, ku ai do të takohet me kryeministren Liz Truss. Avioni i Mbretit u ul në RAF Northolt në perëndim të Londrës. Makina e Mbretit është ndalur pak jashtë portave të Pallatit Buckingham dhe ai dhe mbretëresha Camilla kanë dalë për të përshëndetur njerëzit që janë mbledhur jashtë.