‘Mbroni punëtorët’, Braçe kërkon ndërprerje të punës gjatë orëve me temperatura të larta në ambientet e hapura: Shkon deri në 40 gradë celsius, ministritë ta marrin këtë vendim

2 Korrik, 17:10 | Përditesimi: 2 Korrik, 17:10

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace kërkon ndërprerjen e punës në ambientet e hapura gjatë orëve me temperatura të larta, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve. Ai apelon që nëse kompanitë nuk marrin masa, ministritë përkatëse të ndërhyjnë menjëherë me vendime për sigurinë e punëtorëve.

r.k./Shqiptarja.com