Mbulohet nga pulat e ngordhura bregdeti i Ranës së Hedhun në Shëngjin! Në terren ende asnjë institucion për verifikimin e situatës

10 Prill 2022, 10:30 | Përditesimi: 10 Prill 2022, 15:17

Bregdeti i Ranës së Hedhun në Shëngjin, është mbushur me pula të ngordhura. Ende nuk dihet nëse shpendët janë hedhur në këtë zone, apo janë sjell nga dallgët e detit. Deri tani, në terren nuk janë parë asnjë nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar situatën, e cila ndodh në një kohë që gripi i shpendëve ka prekur dhe vendin tonë e deri me tani kemi mijëra pula të ngordhura.

KT/Shqiptarja.com