Mbushi 18 vjeç, princesha Leonor bën betimin si trashëgimtare e kurorës së Spanjës

31 Tetor 2023, 22:37

Zë i sigurt, kostum me pantallona të bardha, flokë të lidhur mbrapa, Leonor u betua për Kushtetutën, Carta Magna të Spanjës. Këtë të martë në Madrid, Leonor e Bourbonit u betua në seancë solemne, u duartrokit nga deputetët dhe përqafoi fatin e saj.