Mbyll gojën dhe nënshtrohu', mjeku Besnik Jakaj për ‘Përballje’: Po reagove për skandale të heqin nga puna

28 Qershor, 16:57 | Përditesimi i fundit: 2024-06-28 17:36:27

Mjeku Besnik Jakaj, në emisionin Përballje, përmendi edhe raste të largimit nga puna të mjekëve pasi kanë denoncuar skandale gjatë punës së tyre.

Ai tha, se mjekët në shumë raste nënshtrohen për të mos u larguar nga puna.   

“Ilir Allkja ka reaguar në kohën e pandemisë dhe u largua nga puna. U largua Petrit Vargu  dhe kemi shumë raste të kësaj natyre. Është krijuar historia  mbyll gojën dhe nënshtrohu, sepse nëse nuk nënshtrohesh të largojnë nga puna”, tha mjeku.

Mjeku foli për skandalin tek Onkologjiku, ku tha se duhet që të ketë një monitorim që të shmangen skandale të tilla.https://youtu.be/vp2HVfkvw2Q