Mbyllet edicioni i 9-të i festivalit ‘Luleborë’ në Shkodër, fituesja Ana Bushgjokaj: Dhimbjen e humbjes e ktheva në këtë këngë

3 Nëntor, 17:37

‘Nuk lulëzon pa Zot’, balada e dedikuar një personi zemre që nuk jeton më, e kënduar nga Ana Bushgjokaj ka rrëmbyer trofeun e festivalit ‘Luleborë’ në edicionin e 9-të të tij. Është hera e dytë që artistja shkodrane fiton çmimin e parë, pas atij të vitit 2022 me këngën ‘Zemra kërkon Zemrën’.

    No videos found.