Mbyllet Etapa e Parë e 'Giro d'Italia' nga Durrësi në Tiranë, Mads Pedersen kalon i pari vijën e finishit në kryeqytet! Aksident në Fresk

9 Maj, 17:28 | Përditesimi: 9 Maj, 17:48

Edicioni i 108-të i "Giro d'Italia" filloi nga Durrësi më 9 maj dhe do të përfundojë pas 21 etapash prej 3,443.3 kilometrash në Romë të dielën më 1 qershor.

Për herë të parë në histori turneu do të ketë tre etapat e para në Shqipëri. Nisja e Etapës së Parë u krye në orën 13:10 nga Durrësi për të arritur në kryeqytetin e vendit, Tiranë, pas 160 kilometrash. 184 çiklistë nisën pedalimin që pritet të përfundojë pak pas orës 17:00 në Tiranë. Ky event transmetohet në më shumë se 200 vende të botës dhe më shumë se 800 milionë teleshikues do e jenë për tre ditë me sytë nga Shqipëria.

r.k./Shqiptarja.com