Mbyllet gjykimi për Dosjen '339', dënohen 21 komisionerët e Shijakut për krime zgjedhore në zgjedhjet e 2017

21 Qershor 2021, 21:09 | Përditesimi i fundit: 2021-06-21 21:15:03

Gjykata e Durrësit ka mbyllur gjykimin për dosjen 339, duke dënuar 21 komisionerët e Shijakut për krime zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2017. 21 komisionerët akuzohen për krime zgjedhore dhe me pranimin e fajit nga ana e tyre kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar duke ulur dënimin me 1/3.