Mbyllet protesta e Berishës për mbylljen e TikTok, zgjat rreth një orë

15 Mars 2025, 20:51 | Përditesimi: 15 Mars 2025, 20:51

Ka zgjatur rreth një orë protesta e thirrur nga Sali Berisha për mbylljen e TikTok.

Siç edhe Report TV transmetoi pamjet me dron, pati një numër të pakët të rinjsh që ishin pjesëmarrës, një pjesë e të cilëve mbajtën edhe fjalën e tyre.

Ishte një tjetër bojkot për kreun e Partisë Demokratike, i cili më herët u “injorua” për thirrjen për të lënë orët e mësimit.

r.k./Shqiptarja.com