Pak pas përfundimit të procesit të rinumërimit në qarkun e Fierit, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar për parregullsitë e gjetura në numrin e madh të votave, kryesisht tek kandidatët e partive.
Ka qenë anëtari i KAS-it i PD-së, Ledio Braho, ai që deklaroi se materialet me tabelat ku lëvizin rezultatet do i kalojnë për referim Prokurorisë së Fierit, pasi ka pasur manipulim.
“Do t'i përcjell Prokurorisë së Fierit të gjitha tabelat ku lëvizin votat. Kishte manipulim”, ka thënë ai mes të tjerash.
Rinumërimi në qarkun e Fierit për 586 kuti u vendos me nismën e dy anëtarëve të PD-së në KAS.

















