Mbyllet seanca, Kushtetuesja tërhiqet për vendim për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019! Avokati i Ademit: Injorojeni mendimin e 'Venecias'! Kryeministria: Nuk e gjykoni dot vlefshmërinë

2 Nëntor 2021, 11:46 | Përditesimi i fundit: 2021-11-02 15:22:21

Pas opinionit final të Komisionit të Venecias zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, sot Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot në seancën e ndërprerë plenare për të diskutuar dhe më pas për të marrë një vendim vendim përfundimtar, nëse zgjedhjet ishin legjitime apo jo. Pas diskutimeve  Kushtetuesja është tërhequr për një vendim, i cili sipas ligjit pritet të publikohet brenda 30 ditëve. 

Në seancë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të interesuara si nga Kuvendi,  nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Avokati i Popullit, dhe partia Bindja Demokratike. Gjithashtu është edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka bërë edhe kërkesën në Kushtetuese.