Mbyllet Turi i Shqipërisë në Çiklizëm, mësohen fituesit në disa kategori

27 Maj 2023, 15:05

Turi i 80-të i Shqipërisë në Çiklizëm ka ulur siparin të premten në Fier, ndërsa etapa e pestë ka patur për itinerar aksin Përmet - Fier. Një etapë që është nisur dhe ka përfundur me kohë të mirë, ndërsa i pari vijën e finishit e ka prerë greku Polikronis Tzorts i me kohën 2h42’55”. Pas tij, në të njëjtin ritëm me çiklistin grek, ishte dhe azerbajxhanasi Jabralov dhe turku Junus Jilmaz.