Mbytet një pushues në plazhin e Velipojës

22 Gusht 2021, 12:47 | Përditesimi: 22 Gusht 2021, 12:47

Një tjetër pushues është mbytur në plazhin e Velipojës këtë të dielë, pas mbytjes së dy personave në Spille.

Policia njofton se rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi Hasan Hysenaj rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

r.k./Shqiptarja.com