Mbytja e anijes me 78 viktima e mbi 500 të zhdukur në Greqi, trafikantët vranë 6 emigrantë me thikë! Të mbijetuarit: U trajtuam në kushte çnjerëzore, edhe ujë nuk na jepnin

18 Qershor 2023, 21:00

Detaje të rënda janë bërë me dije nga mediat e huaja nga tragjedia në brigjet greke ku humbën jetën 78 persona pas mbytjes së anijes në Pylos. Mediat e huaja raportojnë se në bord janë gjetur gjashtë persona të cilat thuhet se janë goditur me thikë.