Mbytja e superjahtit 'Bayesian' në brigjet italiane, prokuroria po heton për ‘vrasje nga pakujdesia’: A e shpëtoi veten ekuipazhi, kur të tjerët ishin në gjumë?

24 Gusht, 15:33

Gjashtë ditë pas tragjedisë detare në brigjet e Porticello në Itali, ku stuhia e fuqishme mbyti superjahtin “Bayesian” të miliarderit britanik Mike Lynch, duke vrarë atë dhe 6 persona të tjerë të stafit apo familjarë, prokuroria Italianë ka nisur hetimet për të gjetur përgjegjësit.