Më 1 mars i jepet lamtumira liderit të opozitës ruse! Zëdhënësja e Alexei Navalny: Moska ka kërcënuar

28 Shkurt, 16:23

Alexei Navalny do ti jepet lamtumira në 1 mars dhe do të prehet në varrezat e Borisovksy. Zëdhënësja e politikanit i fton të gjithë të marrim pjesë në ngushëllime, por thotë se ende nuk e kanë një sallë lamtumire pasi agjencitë funerale në Moskë janë kërcënuar të mos organizojnë ceremoni.