Më 13 qershor demokratët votojnë për kreun e ri të Partisë Demorkatike. Propozimi i Gazment Bardhit që u miratua në Kryesi është konfirmuar edhe në Këshillin Kombëtar të partisë. Kështu pas gati 1 muaj demokratët do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar lidershipin e ri. Vendimi është i miratuar në mënyrë unanime edhe në Kryesi edhe në Këshill Kombëtar. Propozimi u bë fillimisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Këshilli Kombëtar miratoi gjithashtu edhe vendimin e kryesisë për përbërjen e komisionit të zgjedhjeve për kryetarin e PD me 13 qershor. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ka spikatur fjala e kreut të këtij institucioni drejtues në PD, Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës. Bujar Nishani ka thënë se kjo është situata më e keqe që ka kaluar PD që prej vitit 1997. I pyetur nga një prej anëtarëve të KK e cili është mekanizmi që ka 'që Rama s'do i vjedhë më zgjedhjet' Basha ka thënë se do e tregojë gjatë fushatës. Kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli në mbyllje të mbledhjes shprehu vendosmërinë për të vijuar garën e tij deri në zgjedhje më 13 qershor. Ai tha se Basha nuk reflektoi dhe nuk e dha dorëheqjen. Në mbledhjen e Kryesisë Bardhi propozoi edhe që të analizohet puna e secilit në një mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi. Sipas tij në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm "I propozoj kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojmë lidershipin aktual", ka propozuar Bardhi. Sipas tij nga 16 deri më 22 maj të bëhet paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. Nga datat 24 maj deri më 11 qershor të jetë periudha e fushatës në të gjitha strukturat. Dhe në 13 qershor të bëhen zgjedhjet sipas parimit 'Një anëtar, një votë'. Kujtojmë se para se të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar kreu i këtij institucioni Bujar Nishani i ftoi mediat të ishin të pranishme por gazetarët nuk janë lejuar të futen brenda. Nga drejtuesit e Partisë Demokratike është marrë vendimi që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.
Më 13 qershor PD shkon në zgjedhje! Basha: Do ju tregoj si Rama s'do i vjedhë më votat! Nishani: Situata më kritike në parti prej '97-s! Kadilli: Basha nuk reflektoi
Video të tjera
-
9 vende kanë bllokuar rrugën e Shqipërisë në BE? Ja çfarë thotë Rama!
9 Prill, 22:52 -
Kuvend/ S’ka komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, mazhoranca rrëzon nismat e opozitës! Balla: Parlamenti nuk kryen hetime penale
9 Prill, 22:50 -
Kalon ligji për portet turistike, do t’i ndërtojnë edhe investitorët strategjikë! PD: Ligj me porosi! Socialistët: Rrit turizmin
9 Prill, 22:04 -
Balla për kërkesën e opozitës për Komision Hetimor për punën e ARRSH: Kuvendi s’mund të ndërmarrë hetime penale! Deputetët s’janë prokurorë e gjykatës
9 Prill, 22:02 -
Kërkesa për Komision Hetimor për punën e ARRSH, Blushi: Me rrugët, 4 miliardë euro janë bërë pluhur e hi! 83 votat e ‘Diellave’ të Rilindjes, në bllok kundër integrimit
9 Prill, 21:58 -
VOTIMET/ Ja çfarë miratoi dhe çfarë rrëzoi Kuvendi i Shqipërisë së seancën e sotme plenare
9 Prill, 21:54 -
'Trafikantët shqiptarë po pastrojnë paratë e krimit', Bardhi flet për raportin e DASH: Rama të vijë në Kuvend për lejet e ndërtimit që ka firmosur
9 Prill, 21:27 -
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali
9 Prill, 21:06 -
Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, si në Vatikan dhe kudo në Europë! Parlamenti të rrisë kontrollin mbi institucionet që luftojnë këtë fenomen
9 Prill, 20:08 -
Rama: Taksa 3% për strehimin në lejet e ndërtimit në të gjitha bashkitë do të mblidhet në një fond të vetëm, lehtësim për marrjen e një shtëpie për kategori të caktuara
9 Prill, 19:29 -
Rama: Ndërtimi solli transformim, e fusin në kornizën e krimit për të nxirë imazhin e vendit! Beteja politike s'fitohet duke hedhur baltë
9 Prill, 19:01 -
‘Na ka rënë në kurriz një gur i madh’- Rama nga Durrësi: Kemi detyrë të vulosim prezencën e Shqipërisë në BE! Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike sesa lokale
9 Prill, 18:41 -
Kuvend/ Opozita i kërkon ‘llogari’ qeverisë për interpelancat, rrëzohen nismat e PD! Pr.ligji për naftën, jo me procedurë të përshpejtuar
9 Prill, 18:39 -
‘Do ngremë flamurin gjerman në Shijak’- Rama 'tallet' me PD-në: Kur shkova në Uashington, e bënë edhe Trump të korruptuar, hoqën dorë nga SHBA
9 Prill, 18:35 -
Rënia e Euros/ Malaj në Kuvend ‘zbulon’ si hyjnë flukset e valutës së huaj: 2 miliardë € nga remitancat dhe 5.7 miliardë € nga turizmi në 2025! S'kemi të bëjmë me para të pista
9 Prill, 18:20 -
‘Portet turistike’/ Bardhi akuza mazhorancës: Ligj për interes të 3-4 personave! Triporti i Vlorës rezulton të ketë pronar një pensionist, Aeroporti i Kukësit përdoret për gara me makina
9 Prill, 18:18 -
‘Përdorni Bashkim Ulajn për të vjedhur’, Balla i kundërpërgjigjet Shehajt: Je i vetmi deputet që e ke blerë me para vendin në parlament
9 Prill, 17:05 -
Porti i ri i Durrësit/ Bylybashki: Banorët e shpronësuar fituan në gjykatë vlerësimin 115 euro/metër katror, nga 5.5 euro/metër katror që i dhatë ju
9 Prill, 16:34 -
‘Keni kriminalizuar ekonominë’, Ibrahimaj debat me Tabakun: Qeveria jonë ka rritur të ardhurat! Ndërhyn Bardhi: Mbylle gojën, e korruptuar
9 Prill, 16:09 -
Rama ironi me opozitën: Beteja politike nuk fitohet duke nxirë Shqipërinë në Bruksel, as duke paguar mediat e huaja për të hedhur baltë
9 Prill, 15:46