Me 156 km/h, në 4 orë hiqen 28 patenta dhe gjobiten 15 drejtues mjetesh në aksin Sauk-Teg

21 Gusht 2021, 09:02

Në vetëm 4 orë monitorim në aksin Sauk-Teg policia ka hequr 28 patenta dhe ka gjobitur 15 drejtues mjetesh për shkeljeje të qarkullimit rrugor.  Gjatë monitorimit nga ora 20:00 e deri në 24:00 janë hequr 12 patenta nga 2-8 muaj pasi po udhëtonin me  shpejtësi që varionin nga 144  km/h deri 156 km/h. Gjithashtu janë pezulluar 16 patenta pas drejtuesit në Tiranë janë kapur duke i dhënë mjetit nën efektin e alkoolit  në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l.