Me 162 km/h, policia në 12 orë policia gjobit 34 shoferë në Tunelin e Elbasanit! Pezullon 15 patenta dhe ndëshkon 3 emigrantë me 40 mijë lekë

20 Gusht 2021, 19:52 | Përditesimi: 20 Gusht 2021, 19:52

ELBASAN- Për 12 orë në Tunelin e Elbasanit janë gjobitur 34 shoferë pasi udhëtuar me shpejtësi mbi normat që varionte nga 157 km/h në 162 km/h.

Sakaq, shpejtësia mbi normat ka bërë që policia të ndëshkojë 15 shoferë me pezullim patente. Bëhet me dije se si pasojë e kontrollit të ushtruar 3 emigrantë janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi dhe për pasojë janë gjobitur me 40 mijë lekë.

r.k./Shqiptarja.com