Me 174 km/h, arrestohen 11 ‘shoferë të çmendur’, një drejtues u kap i dehur dhe me celular duke i dhënë frugonit

8 Korrik 2021, 16:34

Edhe pse paralajmërimet nga Policia e Shtetit kanë qenë të shumta që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në të kundërt nuk do të ketë tolerime, duket se për një pjesë të shoferëve këto këshilla bien në vesh të shurdhët. Fatmirësisht për ndalimin e  ‘shoferëve të çmendur në timon’ që shpesh marrin jetë me mjetet e tyre kanë ndërgjegjësuar qytetarët të cilët i kanë denoncuar ata në polici.