Me 192 km/h dhe të dehur në timon, 'fluturojnë' 39 patenta, arrestohen 11 drejtues mjetesh në 24 në aksin Levan-Vlorë

7 Gusht 2021, 14:38

Vetëm në 24 orët e fundit gjatë monitorimit me radarë e patrulla policie në aksin Levan-Vlorë janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë hequr 39 patenta për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shpejtësia e tyre marramendëse varionte nga 130-192 km/h ndërkohë që në aksin Levan-Vlorë nuk lejohet më shumë se 110 km/h. Shumica e tyre drejtuesve përveçse shpejtësisë kanë qenë edhe të dehur në timon nga 0.35 mg/l deri në 1.12 mg/l.