Me 2 mina me telekomandë në çantë të lidhura me aparat celular, bie në prangat e policisë 38-vjeçari në Lezhë! Arrestimi pas 3 javë hetimesh

30 Korrik 2021, 08:43 | Përditesimi i fundit: 2021-07-30 12:51:20

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Lezhë, pasi iu gjetën 2 mina me telekomandë. Në pranga ka rënë Besnik Osmani, ndërsa arrestimi i tij ka ardhur pas 3 javë hetimesh, me finalizimin e operacionit të koduar “Miloti”.