Me 74 vota kundër, PS rrëzon edhe kërkesën e Kaprit për interpelancë me Sallën për fondet e IPARD

23 Prill, 10:52 | Përditesimi: 23 Prill, 10:52

Me 74 votat kundër të mazhorancës u rrëzua edhe kërkesa e dy deputetëve të Partisë Mundësia për interpelancë me ministrin e bujqësisë Andis Salla për fondet e IPARD. Edhe kërkesa e Kaprit dhe Shehajt u rrëzua me argumentin se çështja e fondeve IPARD është në hetim nga SPAK.

 

I.M/Shqiptarja.com