Me 8 mungesa, Juventus i 'sakatuar' në supersfidën me Napolin! Allegri: Nuk ka alibi për të mos e fituar ndeshjen

11 Shtator 2021, 12:09

Me 8 mungesa Juventus do të luajë sot supersfidën e javës së tretë të Seria A kundër Napolit. Trajneri i bardhezinjve, që në 2 javë kampionat ka marrë vetëm 1 pikë, thotë se nuk do të ketë asnjë alibi për këtë ndeshje, ndërsa shton se beson te fitorja edhe pse nuk janë favorit.