Me armë, drogë dhe me precedent të mëparshëm penal, arrestohen 3 të rinj në Lezhë! Në pranga edhe një 32-vjeçar nga Korça, iu gjet një automatik në makinë

24 Korrik 2021, 11:37

Policia e shtetit ka intensifikuar kontrollet në disa qytete nga veriu në jug, pas informacioneve në rrugë operative për persona që qarkullojnë me armë në makinë.

Një 37-vjeçar nga Shkodra, Endrit Lohja, u arrestua nga policia e Lezhës që e ndaloi për një kontroll në automjet, duke i gjetur një pistoletë me një krehër me fishekë.