Me armë pistoletë në plazhin e Jalit, prangoset 30-vjeçari (EMRI DHE VIDEO)

11 Korrik 2021, 09:29 | Përditesimi: 11 Korrik 2021, 09:29

Një 30-vjeçar është prangosur nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e plazhit të  Jalit. Policia e Himarës njofton se të arrestuarit Martin Koxha i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.

KT/Shqiptarja.com