Me Berishën në zgjedhjet e 2025-ës? Basha: Do ishte tradhti e hapur ndaj qytetarëve! Njësoj sikur të bashkëpunosh me bashkëjetuesin politik të Ramës

17 Dhjetor, 18:50

Lulzim Basha përjashtoi çdo mundësi për një bashkëpunim me Sali Berishën për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Sipas tij kjo do ishte një tradhti e hapur ndaj qytetarëve. 

'Të bashkëpunosh me Berishën si të kapësh veshin e majtë me dorën e djathtë për të bashkëpunuar me Edi Ramën. Bashkëpunim me bashkëjetuesin politik të Edi Ramës. Do ishte tradhti e hapur ndaj qytetarëve. kjo do ishte fatale për demokracinë shqiptare. Duan të rikthejnë monopolin. Jemi këtu për të bërë gjithçka që ky skenar të pamundësohet.'