Me Çekinë si finale, Gjasula për Report TV: Sylvinho na ka bërë një, Broja me rëndësi për Kombëtaren

3 Tetor 2023, 14:48

Futbollisti i kombëtares Klaus Gjasula për Report Tv e ka konsideruar si finale ndeshjen me Çekinë, ndërsa shprehet se Sylvinho e ka bashkuar më shumë se kurrë përfaqësuesen kuqezi. Mesfushori i cilësoi si ‘zemra e ekipit’ tifozët, ndërsa nuk e fshehu lumturinë për golin e Armando Brojës.