'Më dhunon burri', vetëvrasja e 41 vjeçares në Durrës, gazetari zbulon fjalët e fundit që Bedrie Loka u tha mjekëve të spitalit

11 Janar, 22:12

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema i ftuar në studion e “Frontline” me Marsela Karapançon dha detaje mbi fjalët e fundit të 41 vjeçares Bedrie Loka e cila u vetëvra duke pirë fotoksinë në 2 janar dhe fillimisht u raportua se shkak për këtë ngjarje të rëndë ishte hapur një profil denigrues që i kishin hapur në rrjetin social “tik-tok”.