Me dokument fals të Izraelit, vlonjati mori identitet të ri! Shpallet në kërkim, i dënuar më parë për mashtrim! Përdori user-in e një punonjësi në pension për të ndryshuar të dhënat

17 Shtator, 17:27 | Përditesimi: 17 Shtator, 17:27

Një vlonjat i dënuar më parë për mashtrim, është shpallur në kërkim me masë arresti nga gjykata, pasi dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara si të ministrisë së Brendshme në Izrael, për të ndryshuar identitetin në Tiranë, si izraelit. Indrit Aliu ka arritur deri në sistemin e gjendjes civile, përmes një llogarie të lënë hapur, të një punonjësi prej 3 vitesh në pension.

E.H/Shqiptarja.com