Më doza heroine dhe kokaine ne çantë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës, i gjenden dhe një shumë parash në makinë

19 Gusht 2021, 11:30 | Përditesimi: 19 Gusht 2021, 11:30

DURRËS- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për shpërndarje të drograve të forta, në doza të vogla.

Blutë e Durrësit kanë prangosur Fabio Karabojën, pasi gjatë një kontrolli në lagjen nr.5, Durrës, në automjeti tip "Benz", në çantën e dorës, iu gjetën 37 doza me lëndë narkotike heroinë, si dhe 26 doza me lëndë narkotike kokainë.

KT/Shqiptarja.com