Pjetër Gocaj, babai i Xhovani Gocajt dhe Edmond Gocjat, dy vëllezërit që mbetën të vrarë pas përplasjes me armë në mesnatë në Velipojë, thotë se i është fikur dera e shtëpisë.
Gocaj thotë vitin e kaluar i kanë pasur ato shezlongët dhe këtë vit po prisnin që të bëhej ndarja. Ai tregon se i vranë djemtë në derë të shtëpisë, dhe madje djali i madh jetonte në Angli dhe kishte ardhur për të investuar. Më tej ai tregoi se edhe djalin e dytë e kanë qëlluar më pas për vdekje, ndërkohë që shton se nuk ishte i pranishëm në vendngjarje. Ai thotë më tej se ato përderisa kanë shkuar me armë nuk kanë shkuar për të sqaruar muhabetin.















