Me Ferrari luksoz me shpejtësi 231 km/h në Bypass-in e Fierit, arrestohet polaku! 50-vjeçari me patentë false, policia sekuestron makinën

28 Korrik 2021, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2021-07-28 11:49:52

Mbase në rrugët e Polonisë do të hezitonte të ecte mbi trefishin e shpejtësisë së lejuar në rrugë, por në Shqipëri kjo nuk ka përbërë problem për polakun 50-vjeçar. Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u ndalua në Bypass-in e Fierit, pas u konstatua duke lëvizur me një Ferrari luksoz, shpejtësi skëterrë, 231 km/h.