Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, tifozët kuqezi 'ndezin' Stockholmin

25 Mars, 18:39

Për më pak se 30 minuta në Stockholm luhet miqësorja mes Suedisë dhe Shqipërisë në futboll. Më shumë se 2 mijë pritet numri i tifozëve tanë në "Friends Arena". Tanimë ka nisur futja e tyre në impiant, teksa gjithçka është "stolisur" kuqezi, duke mos munguar as flamuri i Kosovës.