'Më fund erdhi edhe dita e Partizanit', tifozët e kuq gëzojnë me fitore inaugurimin e stadiumit: Tani të marrim titullin

14 Nëntor 2022, 20:05

Me një fitore kundër Bylisit Partizani ka inauguruar stadiumin e ri që ndodhet në kompleksin e ndërtuar në zonën e Tufinës. Për Report Tv tifozët e klubit të kuq thonë se ëndrra është bërë realitet, ndërsa shpresojnë që stadiumi i ri t’ju sjellë fat për fitimin e titullit.