Më fytyra të mbuluara e me shkopinj, del VIDEO e huliganëve para se të përplaseshin me tifozët e AEK! 100 kroatë dalin para gjykatës në Greqi

9 Gusht 2023, 20:33

Me shkopinj në duar, zinxhirë, thika e fytyrë të mbuluar, mediat greke kanë publikuar video pak para se huliganët kroatë të përplaseshin me tifozët e AEK një ditë më parë jashtë stadiumit “OPAP Arena” në New Philadelphia. Përplasja e dhunshme mes tifozëve u kthye në një tragjedi, ku një tifoz i AEK vetëm 19 vjeç humbi jetën.